
Amerikanët myslimanë filluan në të njëjtën periudhë, fushatën #AbandonBiden, Braktiseni Biden (përpara se presidenti në largim të tërhiqej nga gara). Fushata synonte kryesisht komunitetet e lartpërmendura myslimane amerikane në shtetet e lëkundura si Michigan, Arizona dhe Georgia...
Ndërsa Donald Trump duket se po shkon drejt fitores në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të dhëna shumë domethënëse po dalin nga sondazhet e kryera në shtetin e Nju Jorkut, që njihet si një bastion i demokratëve.
Sipas të dhënave të një exit poll të raportuar nga televizoni Fox News, votat e komunitetit hebre dhe mysliman zbulojnë dinamika interesante, madje në një rast të bujshme. Vota e hebrenjve ishte në masën 56 për qind për kandidaten demokrate Kamala Harris.
Ndërkohë Donald Trump, mori vetëm 43 për qind të votës së hebrenjve. Këto shifra pasqyrojnë konsolidimin e mbështetjes së komunitetit hebre për Partinë Demokratike në qytetet e mëdha me një shumicë dërrmuese demokratike, edhe pse Trump, me politikat e tij pro-izraelite, vazhdon që të tërheqë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit hebre.
Lumë votash për Trump nga elektorati mysliman
Ndërkaq, ajo që është vërtet befasuese janë të dhënat që vijnë në lidhje me mënyrën sesi kanë votuar myslimanët në SHBA. Po sipas exit-poll në fjalë, Donald Trump ka marrë 31 për qind të votës së tyre. Në pamje të parë duket si një shifër e ulët.
Megjithatë është një rezultat i bujshëm, po të kemi marrë parasysh disa nga politikat e diskutueshme të administratës së tij, siç ishte akti i “Ndalimi të Myslimanëve”, që refuzoi hyrjen në SHBA të myslimanëve nga të paktën 6 vendeve myslimane, pas dyshimeve për lidhje me terrorizimin, por dhe një retorikë e vazhdueshme e perceptuar shpesh si anti-islamike.
Fakti që pothuajse 1/3 e votuesve myslimanë në SHBA, zgjodhën të votojnë këtë herë për ish-presidentin përfaqëson një ndryshim të madh nga zgjedhjet e mëparshme. Në këtë komunitet, Kamala Harris ruan ende një avantazh të qartë, duke marrë mbi 64 për qind të votave
Por shifra bafasuese e votave që shkuan për Trump, tregon aftësinë e tij për të marrë vota edhe nga ky segment, dhen kjo për shkak të pakënaqësisë së madhe të myslimanëve amerikanë ndaj politikave të administratës se Joe Biden në Lindjen e Mesme. Dhe myslimanët amerikanë, nuk e kanë harruar faktin që Kamala Harris është zëvendës/presidentja në largim.
Demokratët të ndëshkuar për Gazën?
Sipas Institutit Arab Amerikan, arabo-amerikanët janë afërsisht 3.5 milionë, dhe përfaqësojnë afërsisht 1 për qind të popullsisë së Shteteve të Bashkuara. Sikurse vë në dukje televizioni Al Jazeera, qyteti Dearborn në kontenë Wayne në shtetin e Michigan, është shtëpia e komunitetit më të madh arabo-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Ata zënë atje më shumë se 40 për qind e popullsisë. Edhe pse numërimi vazhdon, është jashtëzakonisht domethënës fakti që në këtë qark me shumicë myslimane, Trump ka një avantazh të qartë me 61 për qind të votave, përkundrejt vetëm 37 për qind për Kamala Harris.
Tek e fundit, nuk do të ishte çudi nëse demokratët do të ndëshkoheshin për atë që ka ndodhur dhe po ndodh në Gaza prej më shumë se 1 viti. Në janar të këtij viti, gazeta britanike The Guardian, citoi Institutin Arabo-Amerikan të theksonte se sipas një sondazhi vetëm 17 për qind e arabo-amerikanëve do të votonin për demokratët, krahasuar me 59 për qind në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Amerikanët myslimanë filluan në të njëjtën periudhë, fushatën #AbandonBiden, Braktiseni Biden (përpara se presidenti në largim të tërhiqej nga gara). Fushata synonte kryesisht komunitetet e lartpërmendura myslimane amerikane në shtetet e lëkundura si Michigan, Arizona dhe Georgia./Përshtati Pamfleti nga “Il Giornale”
Lini një Përgjigje