
Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes rrjeteve sociale Donald Trump për zgjedhjen e tij si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rama ka përshëndetur fitoren e Trump dhe nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte nder i madh që të punoja me Presidentin e 46 të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47 për të zgjeruar partneritetin tonë të paqes, begatisë dhe progresit”, shkruan Rama në rrjetin social “X”.
Congratulations to @realDonaldTrump on this remarkable victory????????
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2024
It was a true honor to work alongside the 46th President of the United States to strengthen the bond between our two countries. I look forward to the great privilege of working with the 47th President to further… pic.twitter.com/mg6lniTER4
Tek republikanët ka nisur festa pasi Donald Trump është drejt shpalljes si presidenti i Shtëpisë së Bardhë për herë të dytë.
Sipas projeksioneve, Trump ka marrë 277 vota elektorale kundrejt Harris që ka arritur të marrë 226 vota. Fitorja e Pensilvanisë është ‘asi’ që do ta bëjë atë presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi çuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme.
Është një lëvizje si asgjë më parë, të jem i sinqertë kjo është lëvizja më e jashtëzakonshme politike, që do të ndihmojë vendin tonë të shërohet. Do të rregullojmë kufijtë, do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë.”, tha Trump.
Ish-presidenti Donald Trump i është bashkuar festës së mbështetësve dhe familjarëve të tij në Florida. Ai është ngjitur në podium ku dhe po mban fjalimin e tij si fitues i zgjedhjeve. Trump është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij, ndërsa e ka cilësuar fitoren e tij të jashtëzakonshme dhe historike.
Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.
Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.
Lini një Përgjigje