
Deputeti i Partisë Demorkatike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca pas tensioneve në Kuvend.
Kryetarja e Kuvendit njoftoi përjashtimin e Flamur Nokës, i cili hodhi sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.
Noka i vuri flakën karrigeve të tyre para Parlamentit, ndërsa më pas u kthye në sallë dhe i ka shkuar te vendi Niko Peleshit dhe Toni Gogut, duke ngritur zërin dhe duke përplasur dorën në tavolinë.
Më pas, deputeti shkul mikrofonat në Kuvend. Ai u përplas edhe me deputetin Petro Koço, madje në një moment e qëllon në duar. Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.
Pas mbylljes së seancës kaotike sot në Kuvend, Noka tha se këtë panoramë që u pa sot do jetë në çdo seancë.
"Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën Shqipërisë. Për interesat e xhepit të tij dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin e dhënë nga demokratët. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidojë dështoi, burgosi kryetarin e opozitës ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ dhe tani burgosi Salianjin. Zgjidhje shikon dënimin me burg.
Kushdo që i nxjerr të palarat me drogën dhe lidhjet me krimin. Ne nuk ndalojmë, ta harrojë Rama që mund të bllokojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit. Ditën e hënë ora 6, pa ndalim kundër regjimit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Do ti dalim zot këtij vendi. Të enjten dhe çdo parlamenti do jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromis me mafien. Jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhje. Me narko qeveri Shqipëria nuk ka paqe", u shpreh deputeti.
Lini një Përgjigje