TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 17:23

Opozita i vë flakën Kuvendit, Bardhi: S’jemi këtu për karrige, nuk shmangemi nga beteja!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita i vë flakën Kuvendit, Bardhi: S’jemi këtu për

Pas tensionit të krijuar dhe djegies së karrigeve të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk janë në Parlament për karrige.

Ai akuzoi Ramën se i ka vënë flakën Kuvendit, teksa shtoi se ata po e bëjnë këtë aksion për të treguar se janë pro interesit publik. I pyetur nëse do të djegin mandatet, Bardhi theksoi se kjo nuk do të ndodhë dhe se nuk i shmangen përballjes në Kuvend.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje