TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 16:19

“Opozita është e kalbur”, Soko: Thirrjet për protesta, për të mbuluar mungesën e moralit

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita është e kalbur”, Soko: Thirrjet për

Duke komentuar aksionin e PD, analisti Pano Soko ka deklaruar se opozita në Shqipëri është e kalbur dhe se nuk ka moral që t’i qëndrojë përballë qeverisë.

Duke vijuar më tej, Soko theksoi se edhe thirrjet për protesta janë për të mbuluar mungesën e moralit.

Problemi në Shqipëri është një dhe i vetëm, përmblidhet në një aksiomë. Opozita shqiptare ka përballë një qeveri që çdo opozitë në botë do të ëndërronte të kishte, por edhe e kundërta.

Prandaj situata përkthehet shpeshherë si e pashpresë. Ingranazhet janë përshtatur sa është e vështirë të ndërhysh në ekuilibrin që kanë vendosur. Opozita është kjo që është për një arsye të vetme. Opozita ka një armë, vetëm moralin. Qeveria ka çdo gjë, influencën, paratë. Po me çfarë armë luftohen qeveritë? Morali. Kjo është arsyeja pse në shesh cilësohet 'e dobët' dhe në psikozën e njerëzve 'e pashpresë'.

Çdo gjë që ka ndodhur do ta kishte rrëzuar këtë qeveri, ngjarje të tilla që do e kishin rrëzuar këtë qeveri 12 herë në vit. Kemi një projeksion që na thotë se qeveria aktuale dhe mund ta forcojë pushtetin e vet. 

Ata janë vetë të kalbur. Nuk mund t’i thuash Ramës ‘ik ti’  se ke vjedhur se ne kemi vjedhur më pak se ty. ‘Ik ti’ se je autokrat, se ne kemi qenë më pak. Me çfarë karte po i shkon Ramës? Që vjedh më pak. Ty të ka humbur morali. Rama dhe qeverisje të tilla rrëzohen vetëm me moral, me ca njerëz të pastër që i qëndrojnë përballë”, tha Soko në “MCN”, duke shtuar se këto përsiatjet, si protesta janë për të mbuluar këtë të metë të madhe që ka.

Lini një Përgjigje