TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 14:39

Dënimi me burg i Salianjit, Paloka tregon skenarin se si do ngujoheshin

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi  me burg i Salianjit, Paloka tregon skenarin se si do ngujoheshin

Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se skenari për ngujimin në selinë e PD pas vendimit të Apelit për Salianjin, shkonte përtej kësaj.

Paloka u shpreh se plani ishte që nëse ngujimi do të vijonte deri të hënën atëherë grupi së bashku me Salianjin do të merrej e së bashku do të ngujoheshin në Kuvend.

“Nëse do të ishim ngujuar dhe do të zgjasnim në seli deri të hënën, do të merrnim Ervinin e do të ngujoheshim më pas në Kuvend”, u shpreh ai në rubrikën “Opinion”.

Duke qenë se sot mbahet seancë parlamentare, Paloka është shprehur se nuk mund të ketë një seancë normale pas asaj që la ndodhur, megjithatë në lidhje me atë që pritet të ndodhë, do të vendoset në mbledhjen që do të mbahet pak më vonë nga grupi parlamentar i PD.

Lini një Përgjigje