TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 13:37

Dënimi i Ervin Salianjit, Lulzim Basha ankohet në Këshillin e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi i Ervin Salianjit, Lulzim Basha ankohet në Këshillin e

Foto nga mbledhja e PPE në Këshillin e Europës

Ish-kreu i PD Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës.

Në një postim në facebook, Basha ka treguar se për çfarë ka diskutuar në PPE. Ai ka deklaruar se një prej çështjeve të ngrutura ishte edhe mos respektimi i kushtetueses lidhur me mandatin e Xhaçkës si dhe Arrestimi i deputetit demokrat Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia.

Ai theksoi se këto çështje  meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit në Shqipëri.

"Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri”, deklaroi Basha.

denimi i ervin salianjit lulzim basha

Lini një Përgjigje