TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 11:43

PD bojkoton mbledhjet e Komisioneve, skenarët e demokratëve për të bllokuar jetën parlamentare

Shkruar nga Pamfleti
PD bojkoton mbledhjet e Komisioneve, skenarët e demokratëve për
Bardhi dhe Rama në Kuvend

Ditën e sotme deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhës paraditen e sotme ku kryetarja Jorida Tabaku dhe anëtari Edi Paloka mbajtën në fillim fjalën secili duke iu referuar vendimit të gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji. Ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së mësohet se nuk janë prezent.

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar.

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

Lini një Përgjigje