TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 12:00

Ministri i Brendshëm i dërgon Ramës emrin e ri që do të drejtojë Policinë e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

 

Ministri i Brendshëm i dërgon Ramës emrin e ri që do të
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se ditën e sotme do i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Edhe pse ka 5 ditë që gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka përfunduar, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Në një deklaratë për mediat, ministri Hoxha ka theksuar se Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për Drejtorin e Policisë në faqen zyrtare.

'Hapi garën për përcaktimin dhe përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky proces ishte shumë konkurrues në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga 2 misionet që asistojnë Policinë e Shtetit. Sot, Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do i përcjell Kryeministrit, Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm.', tha ministri.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre, konkretisht: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Ndërsa janë katër kandidatët më të favorizuar për tu emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ata janë drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj dhe zv. drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mema.

Ndërkohë ministri i ri i Brendshëm njoftoi se Sokol Bizhga është aktualisht drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, pas largimit nga posti i Muhamet Rrumbullakut, i cili dha dorëheqjen.

 

 

ervin hoxha drejtori i ri i policisë

Lini një Përgjigje