
Pas tensioneve në Kuvend, deputetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Parlamentit karriget e tyre. Ata kanë bllokuar hyrjen ndërsa i kanë vënë flakën karrigeve.
Deputeti i PD Flamur Noka ka lyer karriget me benzinë dhe më pas i dogjën, ndërsa u desh ndërhyrja e gardistë për të shuar flakët.




Seanca e sotme parlamentare, nisi me tensione ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe disa prej tyre gjuajtën me sende të forta drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Lini një Përgjigje