
Flakë e kaos në Kuvend, deputetët bllokojnë seancën dhe djegin jashtë karriget e tyre....
Opozita ka rinisur avazin e një viti më parë. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, seanca e sotme plenare ka qenë një seancë kaosi dhe tensionesh, ndonëse duhej të ishte një seancë dedikuar qytetarëve.
Në shenjë proteste për dënimin e Ervin Salianjit, opozita ka vënë në zbatim sot planin e mosbindjes civile, duke krijuar tensione në seancë. Deputetët u rikthen te metodave vjetra, çka sinjalizon se do të jetë një vjeshtë e nxehtë politike.
Sapo nisi seanca, deputetët u mblodhën te foltorja, duke hedhur sende të forta ndaj Elisa Spiropalit. Po ashtu u dëmtua një monitor, teksa pati sulme, akuza dhe fyerje. Më pas deputetët e opozitës morën secili karriget dhe dolën jashtë sallës. Karriget i grumbulluan në oborr dhe më pas u vunë flakën.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin”, tha Bardhi.

Pas djegies së karrigeve, deputetët u rikthye në sallë, duke lëshuar akuza ndaj mazhorancës. Të bërtiturat e Gazment Bardhit dhe të Flamur Nokës ishin të shumta. Më pas ndërhyri kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili kërkoi pushim, pasi sipas tij nuk mund të vijohej kështu.

Ndërkohë nga sot Ervin Salianji nuk është më deputet. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi humbjen e mandatit, duke ju referuar nenit 71 t5ë Kushtetutës, i cili shprehet: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”.
Ndërkohë, pas një jave nis destabilizmi social. Më datë 7 tetor opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare. Por ndryshe nga herët e tjera, kjo protestë pritet të shoqërohet me bllokime rrugës.
Lini një Përgjigje