TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 17:08

Salianji humb zyrtarisht mandatin, Kuvendi shpall vakancën dhe i drejtohet KQZ-së!

Shkruar nga Pamfleti

Salianji humb zyrtarisht mandatin, Kuvendi shpall vakancën dhe i drejtohet

Kuvendi ka njoftuar heqjen e mandatit të deputetit të PD-së, Ervin Salinaji, pas dënimit të këtij të fundit me 1 vit burg, me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë.

Në hapje të seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, Elsia Spiropali njoftoi humbjen e mandatit të Salianjit duke ju referuar nenit 71, të Kushtetutës.

Në rastin e Salinjit nuk pati mbledhje të Këshillit të Mandateve për heqjen e mandatit, pasi për rastin në fjalë, Kushtetuta e ka të parashikuar në nenin 71, se si veprohet me vendimet e formës së prerë.

Neni 71: “1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i

zgjedhjeve. 2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:

a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3; ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.”

Tani Kuvendi do t’i drejtohet Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve për të shpallur vakancën. Mandatin e Salianjit pritet që ta marrë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota.

 

 

Lini një Përgjigje