TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2023, 14:05

U tha se ishte arratisur, Ilir Meta fotografohet në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U tha se ishte arratisur, Ilir Meta fotografohet  në Tiranë

Në një kohë që Sali Berisha po përballej me betejën ligjore ndaj tij për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria.

Por sot Meta është fotografuar duke pirë kafe në një nga lokalet në Tiranë. Fotot janë publikuar nga Report Tv.

Javën e kaluar Sali  Berisha në emisionin “Opinion” u pyet nga gazetari Fevziu nëse ka pasur kontakte me Metën. Ai u shpreh se nuk ka komunikuar fare më të gjatë ditëve të fundit.

Por Fevziu ka plasur bombën, duke thënë se ka zëra se Meta ka ikur jashtë vendit.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me të prej disa ditësh. S’më ka lidhur puna me të”, tha Berisha. Ndërsa gazetari Fevziu vijoi: “Ka një lajm se nuk ndodhet në Shqipëri”.

Por Berisha tha: “Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej”.

Ishte eksperti Ervin Karamuço, ai i cili paralajmëroi se janë dy politikanë që po mendojnë të marrin azil jashtë vendit. Ai nuk përmendi emra, por tha se dosjet për ta janë kopsitur dhe punë ditësh SPAK do kërkojë masë arresti.

“Po flitet që 2 politikanë shumë shpejt do të vihen në masë arresti. Ka ndryshuar dhe taktika e SPAK-ut që po sheh mënyrat që mos u arratisen të tjerët.

Ka një taktikë, se ka një informacion që njëri do iki në Hungari, t`i bashkohet Gruevskit dhe tjetri në Antigua-Barbuda. Ne i kishim dhe infot që do arrestohej dhëndri i Berishës, që të premten paradite.

Ke dy politikanë që po mundohen të largohen dhe të strehohen në këto dy vende. Pse në Hungari? Sepse ka pasur raste të tjera. Pse në Antigua e Barbuda? Sepse nuk ka vizë, me 100 mijë dollarë mund të paguash fondin e zhvillimit aty dhe merr pasaportë për 6 muaj dhe mbi 200 mijë dollarë investim, ty nuk të prek më njeri. Uka hipur frika të gjithëve nuk po i zë më gjumi natën, dhe kjo është diçka shumë pozitive”, tha Karamuço.

 

u tha se ishte arratisur ilir meta

Lini një Përgjigje