TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2023, 11:32

100 vjetori i Republikës së Turqisë, Begaj mesazh Erdogan-it: Marrëdhëniet strategjike Shqipëri-Turqi në një fazë të re dinamike

Shkruar nga Pamfleti

100 vjetori i Republikës së Turqisë, Begaj mesazh Erdogan-it:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.

“Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Shenjё kuptimplotë e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer. Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite", shkruan Begaj.

beqaj erdogan shqiperi turqi

Lini një Përgjigje