TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2023, 11:00

Bablok! Motra e përdhunuesit, është këshilltarja socialiste Anisa Ceno, pronare e hotelit ku hargalisen shefat e PS

Shkruar nga Pamfleti

Bablok! Motra e përdhunuesit, është këshilltarja socialiste

Për ngjarjen e rëndë të përdhunimit, nuk tha asnjë fjalë Babloku, “mbrojtës i grave”; heshti krye-parlamentarja Lindita Nikolla; ministresha Bora Muzhaqi e Rinisë, 9 ministret e tjera gra dhe të gjithë zonjat deputete të mazhorancës, ndërkohë që për “cic-micet” ndaj tyre në parlament, ato zhurmojnë si laraskat...

Pas ngjarjes së rëndë të drogimit, dhunimit fizik e përdhunimit të 26-vjeçares në Vlorë, bën përshtypje heshtja e plotë drejtuesve të qeverisë, të PS, të dy zonjave drejtuese të Kuvendit Nikolla e Felaj, të cilat deri më tani nuk e kanë dënuar këtë krim.

Gjersa bëjnë sikur nuk dinë apo sikur nuk ka ndodhur asgjë, po i kujtojmë Bablokut si i pari i “sulltanatit”, se organizatori dhe “cubi” i mashtrimit, pagesës së hotelit e përdhunimit të vajzës në Vlorë, është Albi Ceno.

Babai i tij, Krenar Ceno, është biznesmen, sponsor i PS në Vlorë, përfitues tokash e trojesh me letra false, licencash, lejesh ndërtimi e legalizimi pallatesh pa leje, trafiqe me agjenci transportesh që nuk kontrollohen nga policia dhe i favorizuar për evazion fiskal nga tatimet, doganat, OSHEE e Ujësjellësi i Vlorës.

Bablok! Sa për kujtesë, por të themi se motra e Albi Cenos, kreut të grupit kriminal që drogoi e përdhunoi 26-vjeçaren, është Anisa Ceno, një nga drejtueset e PS të Vlorës dhe Anëtare e Këshillit Bashkiak në Vlorë.

Bablok! Motra e përdhunuesit, është këshilltarja socialiste

Kjo “trimëreshë” e PS, në prezencë të Policisë Kriminale të Vlorës, i shkoi vajzës në dhomën e reanimacionit, duke e kërcënuar me këtë fjalë: - Ndrysho dëshminë kundër vëllait tim, deklaro që ai nuk ishte në grupin e përdhunimit dhe tërhiq kallëzimin; ose ndryshe, sapo të dalësh spitali do të iki koka ty e familjarëve të tu.

Këtë kërcënim banditesk, brenda në spital dhe në sy të policisë që ruante jetën e vajzës dhe nuk u arrestua në flagrancë prej tyre, motra e këshilltare socialiste e përdhunuesit, nuk e bëri se është trime, por sepse ka fuqi dhe garanci paprekshmërie nga pushteti mafioz i Bablokut.

Ka edhe një fuqi tjetër: ajo bashkë me babain biznesmen dhe vëllain përdhunues, është pronare e hotelit lukzos “KRAAL” buzë detit në Vlorë, që shërben është bazë mbledhjesh të drejtuesve të PS dhe trafikantëve.

Nëse këshilltarja Anisa Ceno i quan shpifje, do t’i publikojmë historinë e tokës ku është ndërtuar hoteli; dhe përleshjet e armatosura të babait të saj Krenar Osmën Ceno, për klandestinë, për mos shlyerje fajdesh, për miliona trafiku të sjella me skafe nga Italia dhe për ndarje pjesë pallatesh që ka ndërtuar pa leje në Vlorë etj. etj.

Por turpi, përballë këtij rasti përdhunimi është ky fakt: Nuk tha asnjë fjalë kryeministri “mik i grave”, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministresha Bora Muzhaqi e rinisë, 9 ministret e tjera gra dhe asnjë nga zonjat deputete të mazhorancës, ndërkohë që për batutat dhe sulmet ndaj tyre në parlament, ato zhurmojnë si laraskat./Pamfleti

anisa ceno motra e përdhunuesit këshilltare socialiste

Lini një Përgjigje