
Fidel Ylli duket se fluturon nga gëzimi pas kalimit të ligjit për bastet. Edi Ram i shkoi deri në fund planit të tij dhe tani kreu i KOKSH nuk i ndali lavdet dhe falenderimet. Rama dhe Ylli ishin sot në Thumanë dhe ish-deputeti vetëm falënderonte kryeministrin.
Fondet që do vijnë nga bastet do i mbajë Fideli dhe nuk ka faj që falënderon kryeministrin se janë miliona euro që do kalojnë në duart e tij.
“Me ndihmën e qeverisë, që duhet ta falenderoj kryeministrin, kemi bërë disa gjëra, sepse për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, i është dhënë një buxhet për të sjell afër palestrave të rinjtë shqiptarë që të largohen nga veset e lokale dhe të afrohen për të bërë vlejboll, basketboll.
Ky është një projekt masiv që për herë të parë ndodh në Shqipëri. Duke pasur më shumë buxhete ne mund të fusim dhe atletikën, gjimnastikën, mundjen, peshëngritjen, bilardon dhe të gjithë këto sporte që ne kemi patur kampionë. Por këtë nuk e bën komuniteti olimpik, e bëjnë federatat, trajnerët, sportistët elitarë që na kanë bërë krenarë.
Ndihem krenar kur sporti ka një ndër ligjet më të mira në botë, kur sporti dhe qeveria në bashkëpunim me Komitetin Olimpik, janë duke ideuar një qendër olimpike që do të jetë më e mira në botë. Këtë jua premtoj se i kam parë të gjithë qendrat olimpike.
Dua të falënderoj Ramën, që duke ndërtuar këtë qendër në Thumanë. Faleminderit kryeministër që i keni dhënë sportit një gjallëri tjetër dhe që shumë shpejt do të na vijë disa para nga kompanitë e basteve dhe sporti shumë shpejt do zërë atë vend që i takon në shoqërinë shqiptare”, tha Fidel Ylli
Lini një Përgjigje