
Grupi i Lulzim Bashës ka sulmuar sot ashpër Sali Berishën për akuzat që ky i fundit bëri ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum. Ky i fundit gjatë një vizite në Tiranë i dha goditje të fortë Berishë, pasi dënoi sulmet ndaj SPAK dhe i kërkoi të mos përdorë PD si mburojë përballë akuzave. Mirëpo Berisha nuk e kurseu, duke e sulmuar dhe e kërcënuar me padi në gjykatë.
Lidhur me këto kritika ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. Sipas tij, sulmet ndaj deputetit gjerman janë të papranueshme. Ai ka dënuar gjuhën e përdorur nga Berisha, duke thënë se ka folur njësoj si Rama.
“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha, dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama. Krichbaum është mik i PD dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve. Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë. CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i DP-së. PD është krenare që ka një aleat të tillë. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati. PD mbetet e palëkundur. PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie”, u shpreh Çollaku.
Lini një Përgjigje