TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2023, 16:18

Doris Pack krah Berishës, sulmon Kriechbaum: Më vjen turp që deputeti gjerman thotë marrëzira në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Doris Pack krah Berishës, sulmon Kriechbaum: Më vjen turp që

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar pas deklaratave të deputetit gjerman në Tiranë, Kriechbaum, ku legjitimon sulmin politik të drejtësisë shqiptare ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ajo shkruan në rrjetin social ‘X’ se ndihet e turpëruar nga deklaratat e Kriechbaum në Tiranë.

“Më vjen turp që deputeti gjerman Kriechbaum u thotë pallavra televizioneve në Tiranë. E vërteta është kjo: 46% Grundgesetz-it (Kushtetutës) sonë e thotë qartë, që ndjekja penale e një deputeti mund të kryhet vetëm nëse i hiqet imuniteti me votim të Bundestagaut”, shkruan Pack.

Zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Europian njëkohësisht deputeti në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum i quajti absurde deklaratat e Berishës për politizimin e SPAK. Duke vlerësuar punën që Prokuroria e Posaçme po bën Krichbaum tha se ky institucion duhet mbrojtur dhe jo sulmuar. 

Ai tha se nuk ka takuar Sali Berishën pasi është nën akuza mjaft të rënda: “Eshtë edhe Non Grata në SHBA“.

doris pack berisha kriechmaum

Lini një Përgjigje