TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2023, 12:48

Paralajmëron Flamur Noka: Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Flamur Noka: Do bëjmë gjithçka për

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur për çështjen e hetimit ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Duke e quajtur të padrejtë hetimin ndaj Berishës, ai tha se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratik, pasi sipas tij dosja ndaj Berishës është një dosje politike, ku nuk cilësohet asnjë shkelje, qoftë edhe e një neni të vetëm.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratike, për të mbrojtur kushtetutën dhe kushtetutshmërinë e këtij vendi.

Pasi dosja që u montua kundër Sali Berishës është e gjitha një dosje politike, ku regjimi kërkon t’i bëjë gjyqin qeverisjes së Partisë Demokratike dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk cilësohet asnjë shkelje e një neni të vetë, të kodit të procedurës penale.

Është thjesht dosje politike dhe gjyq politik. Ne jemi të vendosur të mbrojmë, opozitën, republikën parlamentare, vlerat dhe interesin kombëtar që janë më të rrezikuara se kurrë”, tha Flamur Noka.

flamur noka kushtetute

Lini një Përgjigje