TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2023, 12:25

Masat e SPAK, Berisha: Po më kufizohet liria, neni i Kushtetutës vlen për hajdutët si Alqi Bllako, por jo për mua!

Shkruar nga Pamfleti

Masat e SPAK, Berisha: Po më kufizohet liria, neni i Kushtetutës vlen

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një bisedë online në rrjete sociale, teksa flet për hetimin ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për privatizimin e Kompleksit Partizani.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se i konsideron akte të paprecedente veprimet e kryer nga gjykata, që i kanë caktuar atij masën detyrim paraqitje, por edhe bllokimin e pasaportës.

Berisha shprehet se gjykatësja që mori këto vendime është e lidhur me Edi Ramën. Ai përsëriti qëndrimin se nuk mund të sanksionohet një deputet, pa autorizimin e Parlamentit. 

Ish kryeministri tha gjithashtu se një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Bllako, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës.

“Në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit.

Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën.

Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit.

Mbi bazën e këtij neni të mbartur që në fillimet e pluralizmit, gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione nga prokurorë apo gjykatës pa autorizimin e parlamentit. Në rast se u kujtohet, ka qenë rasti Bllako e shumë të tjera.

Kjo do të thotë se Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane.

Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Bllako, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën.

Kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim.

Dy fjalë edhe për privatizimin e klubit Partizani. Ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë. Në tre vjet hetime, Prokurorët politit të Edi Ramës nuk arritën të gjejnë asnjë provë, asnjë fakt dhe dokument që të ndërtojnë akuzë penale kundër meje, dhëndrit tim Jamarbër Malltezi apo kundër ndonjë tjetri. Nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njerëz të bërë nga Edi Rama, atë të orientimit nga sport në zonë banimi, e kryer nga Rama në 2006”, tha Sali Berisha.

berisha spak alqi bllako

Lini një Përgjigje