
Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU deklaroi se Shqipëria duhet të plotësojë detyrat e saj, si 15 kushtet, për t’u bërë anëtare e BE.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Krichbaum theksoi se nëse në Shqipëri do të rrinë vetëm pensionistët apo klasa politike, fundi nuk do të jetë i lumtur. Mes të tjerash ai tha se rinia e ka humbur shpresën, duke u larguar nga vendi.
“Detyra ime është se ne shoqërojmë si CDU/CSU vendin tuaj drejt integrimit të BE. Kam pritshmëri që të rinjtë e këtij vendi, do t’i këshilloja çdokujt që të mbajë në fokus shqetësimet e vendit. Kjo duket se nuk është e qartë. Brezi i ri, që është privilegji i tyre, është i paduruar. Shumë prej tyre e kanë humbur durimin, dhe janë larguar nga vendi. Nëse në këtë vend mbesim pensionistët apo klasa politike nuk do të ishte fund i lumtur për këtë vend. Problemet e vërteta qëndrojnë në pyetjen që kanë njerëzit. A do të kenë mjaftueshëm të ardhura, këto janë çështje që shqetësojnë njerëzit. Nëse shoh krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë çështje që i kemi trajtuar. Janë çështje që nuk gjejnë shëmbëllimin e duhur te politika”, sqaroi deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU.
Ai sqaroi dhe fokusin e vizitës së tij në Shqipëri, pasi u pyet nëse kishte ardhur për të mbështetur Lulzim Bashën.
“Për të shmangur keqkuptimet e vizitës time. Jam këtu se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet. Nuk ka rëndësi se kush përmendet, Basha apo Berisha. Sa i përket përmbushjes së 15 kushteve, në këtë kontekst, struktura që unë kam të bëj, janë strukturat e integrimit. Fokusi i vizitës time ishte i ndryshëm nga ai dy pyetjeve të fundit. Dëshiroj që të shoh një vend drejt rrugës së BE. Janë 35 kapituj të veçantë, që duhet të plotësohen”, tha zyrtari gjerman.
Lini një Përgjigje