Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagoi në lidhje me abstenim e Shqipërisë ndaj një rezolute të vendeve arabe në asamblenë e OKB-së. Shehu deklaroi se kryeministri Rama kërkon që të kthejë Shqipërinë në shtojë të Lindjes.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu theksoi se Shqipëria, në politikat globale duhet të ndjekë ShBA-në.
"OKB, Absenimi, si “qeni” me dy zotë rinj! Rama kerkon të na ktheje në “shtojcë” të Lindjes. Shqipëria, në politikat globale duhet të ndjekë ShBA.
Mbrëmë në Asamble, ndërsa ShBA votoi kundër, Shqipëria absenoi ndaj një rezolute të disa vendeve arabe. Në atë rezolutë jo vetëm nuk cilësohej “terroriste” Hamasi apo sulmet e saj, por as përmendej fare….sikur çfarë po ndodh nuk ka një autor e një shkak. Disa ditë me parë Shqipëria votoi ne KS pro një rezolute të Brazilit, ndersa ShBA ishte kunder.
Të dyja këto votime flasin per pozicione jo sinkron, përkrah e në ndjekje të ShBA. Në fakt flasin për “lojë të dyfishtë” të Ramës, që dëmtojnë interesat tona.
Sepse ne duhet të jemi krejt të qartë në ndjekjen e ShBA në politikat globale. Veçanërisht, aktualisht për Lindjen e Mesme, ku ne as mund te kemi rol e as kemi interesa specifike. Këtë kërkojnë interesat madhore e historike të Shqipërisë e shqiptarëve.
Vende te tjera të rëndësishme, me peshe e interesa të veçanta në ato rajone, mund të kenë edhe qëndrime individuale….ndërsa ne jo!
Fatkeqësisht të tilla pozicione demtuese te Qeverisë shqiptare jane konstatuar edhe më parë, edhe për çeshtje të tjera, të mprehta per ne. Siç është qëndrimi i Rames për mos dënimin e Serbisë, apo dhe me keq, bërjen e “avokatit” për ate, edhe ndaj mos vendosjes së sanksioneve për Rusinë.
Shqipëria nuk mund të qendroje e te jetë “midis” Perendimit e Lindjes për hir të interesave të regjimit e autokracise së Ramës. Ajo është vetëm Perëndim e Europë….dhe e tille do të mbetet!"-shkruan Shehu.
Lini një Përgjigje