TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 20:34

Zbardhen diskutimet në Këshill/ Pas akuzave të SPAK, Berisha kërcënon me çadër të re dhe grevë urie

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen diskutimet në Këshill/ Pas akuzave të SPAK, Berisha

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mësohet se gjatë diskutimeve, Berisha u shpreh i vendosur për nisjen e protestave. Ai tha se është i qartë se do të ketë ‘burgosje dhe sakrifica’, duke nënkuptuar grevë urie. Madje Berisha ka përmendur dhe çadrën e ngritur në vitin 2017 para Kryeministrisë.

Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Me Ramën zgjidhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në Parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte. Përveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do të zhvlerësoje deputetët. Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do të kemi burgosje, sakrifica, por nuk kemi rrugë tjetër veç betejës. Kemi qëndruar 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard. Merita juaj është të mendoni për reagim ndaj regjimit, akuzat ndaj meje janë pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, tha Sali Berisha.

Ndërsa deputeti Bujar Leskaj ka kërkuat bashkim në një front të përbashkët, teksa ka sugjeruar që rezoluta tu dërgohet edhe ambasadave.

Të shtohet në rezolutë  që shoqëria civile, intelektualët apo ish të përndjekurit të bashkohen në një front. Te shtohet që goditja ndaj Berishës, si ish-kryeministër dhe President, si dhe Jamarbër Malltezit si anëtar i Këshillit Kombëtar, që ka qenë zë i fortë publik duke denoncuar aferat korruptive të qeverisë,  ti denoncojmë si goditje të sigurisë juridike në vend. Duhet ta kemi si dokument programativ dhe ta depozitojmë në çdo ambasadë dhe kancelari ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa Edi Paloka ka kërkuar që Këshilli Kombëtar duhet të jetë në pararojë të aksionit. “Nuk duhet të kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerëzit me këto akte. Ndaj duhet të dalim ne, që të na mbështesin qytetarët. Siç tha Berisha, ne kemi bërë protesta dhe me pak njerëz dikur. 500 veta ishim. Na burgosën, si  strategji e tyre për të na trembur. Kemi qenë në situata jo të lehta, por fituam zgjedhjet. Të dalim ne të paret, tu japim njerëzve shpresë dhe guxim”, tha Paloka.

 

Lini një Përgjigje