
Ish-kryeministri Sali Berisha, duket se e ka cilësuar veten si një Luan, i cili po përballet me hienat. Ai sot mblodhi Këshillin Kombëtar duke kërkuar mbështetje pas akuzave të SPAK. Berisha tha se do të ketë protesta në rrugët dhe sheshet e vendit.
“U bëj thirrje demokratëve që kjo dacibao të mos na shpërqendrojë nga misioni ynë. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë. Puna që kemi bërë deri tani, cilësohet e shkëlqyer. Kemi bërë një punë të mirë dhe kjo vërtetohet nga agresioni që na kanë bërë. Nëse nuk do kishin frikë dhe tmerr nga ne, nuk do tërboheshin në këtë mënyrë. Ne kemi nisur një proces bashkimi që nuk do ta frenojnë me asgjë.
Së dyti ne do të bashkojmë çdo shqiptar. Nuk është vetëm opozita e agresuar. Agresioni i bëhet çdo qytetari që është në mëshirën e bandave sepse gjykatat kanë tarifa për vendimet e tyre. Agresioni u bëhet xhepave të shqiptarë, studentëve, agresioni po i bëhet gjysmës së kombit, shqiptarëve të Kosovës.
Të agresuar sot janë çdo shqiptar që nuk është pjesë e sektit të rilindjes. Strategjia jonë është kjo, opozita e bashkuar.
Do nisim dialogun me segmentet e argresuara. Do të shtrijmë betejën në sheshe rrugë, në një rezistencë të pakthyeshme. Deri në vitin 2025, luani do të jetë i zgjuar dhe do të përballet me hienat që menduan se mund të rikthejnë një diktaturë të dytë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje