TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 19:33

Berisha kërcënon drejtësinë: Atyre që ngritën akuza ndaj meje, gjyqin do t’ua bëjmë nëpër rrugë e sheshe

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërcënon drejtësinë: Atyre që ngritën

Ish-kryeministri Sali  Berisha, deklaroi se ndaj atyre që nisën “procesin e shekullit”, duke iu referuar masës së marrë kundër tij, pa miratimin e parlamentit, “do ua bëjnë gjyqin nëpër rrugë e sheshe”.

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, ish-kryeministri deklaroi se vendimi i GJKKO është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është respektuar imuniteti i deputetit dhe është shmangur parlamenti.

Për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij, ndaj dhe “skapi” dhe gjykata popullore e partisë vendos sankisone të cilat kushtetuta nuk i lejon pa marrë miratimin e parlamentit.

Ju garantoj se ata që nisën procesin e shekullit do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do ua bëjmë në të gjitha rrugët e sheshet e Shqipërisë. Në atë gjyq ata do të dalin të mundur sikurse janë”, tha ish-kryeministri Berisha.

berisha drejtësia

Lini një Përgjigje