Përveç burgut, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie pasi nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit.
Avokati Arben Llangozi ka paralajmëruar se kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari është shumë pranë arrestimit, i cili rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg.
Llangozi shkruan se ditën e premte autoritetet greke kanë dorëzuar pranë prokurorisë shqiptare letër porosinë dhe kanë vendosur në dispozicion të saj dosjen penale në ngarkim të Hajdarit të Kuçovës.
Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për “Kalim të Paligjshëm të Kufirit”.
Përveç burgut, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie pasi nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit.
“Tre vite më parë Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë përplasur fizikisht me policinë si pasojë e një projekti korruptiv të kryer nga Kryetari i bashkisë Kreshnik Hajdari.
Këta banorë kundërshtojnë nisje e punimeve për ndërtimin e një ujësjellësi nga i cili thuhet se do përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm 7 fshatra. Banorët e Lumasit janë në protestë prej vitesh pasi nuk pranojnë të ndërtohet ujësjellësi.
Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë banorët e fshatit Lumans në Kuçovë që protestonin kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit.
120 banorë të fshatit Lumas në Kuçovë, pak muaj më parë ju drejtuan me një kallëzim penal prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale për akuzën e “Falsifikimit të formularëve” ndaj Kreshnik Hajdarit.
Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve Greke, duke kërkuar prej kësaj të fundit dosjen penale të dënimit ndaj kryetarit të Bashkisë, Kuçovë, Kreshnik Hajdari.
Ditën e premte autoritetet Greke kanë dorëzuar pranë prokurorisë shqiptare letër porosinë, dhe ka vendosur në dispozicion të saj dosjen penale në ngarkim të Hajdarit të Kuçovës.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke. Autoritetet greke e kanë shpallur për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.
Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie.
Hajdari i Kuçovës rrezikon arrestimin dhe dënimin e tij me 7 vjet burgim”, shkruan avokati Arben Llangozi.
Lini një Përgjigje