TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2023, 19:59

Sulmoi deputetin gjerman, Pampuri akuza Berishës: Shfaqje e shëmtuar për të mbrojtur interesat personale

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi deputetin gjerman, Pampuri akuza Berishës: Shfaqje e shëmtuar

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, ka reaguar pas deklaratave të deputeti gjerman Gunther Krichbaum, i cili i quajti absurde deklaratat e Berishës për politizimin e SPAK.

Ai tha se nuk ka takuar Sali Berishën pasi është nën akuza mjaft të rënda, duke shtuar se është edhe Non Grata në SHBA.

Në një postim në Facebook, Pampuri shkruan se mbështet Krichbaum dhe sulmin e Berishës ndaj tij e quajti shfaqje të shëmtuar. Pampuri shkruan se ata që më përpara i publikonin deklaratat e tij si dëshmi të autoritetit të tij ndërkombëtar, sot e sulmojnë për të mbrojtur interesat e tyre.

Sipas saj, kjo nuk i shërben as opozitës, as vendit tonë por vetëm vetes.

"Solidarizohem me Z.Gunther Krichbaum, përballë sulmeve të padrejta që ranë mbi të, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që z.Krichbaum vendoset në shënjestër të politikanëve shqiptarë, pasi me ashpërsi është sulmuar më parë nga Edi Rama, kur përfaqësuesi i nderuar i CDU, simotra e PD, ngriti me guxim gishtin kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë Rama.

E njëjta shfaqje e shëmtuar u pa sot në Tiranë, por këtë radhë batareja erdhi nga ata që deri dje publikonin deklaratat e z.Krichbaum si dëshmi të autoritetit të tij ndërkombëtar, ndërsa sot e sulmojnë për të mbrojtur interesat e tyre.

Të sulmosh z. Krichbaum me të njëjtin stil të Ramës, për halle personale, nuk i shërben as opozitarizimit, as Shqipërisë, por vetëm vetes.

Kjo nuk është kultura politike për qytetarët, dhe mënyra për t’i dhënë një hov pavarësisë së pushtetit të tretë, siç është drejtësia, për të cilën shqiptarët kanë kaq shumë nevojë.

Shqipëria do të jetë më e mirë kur politikanët të mësojnë të heshtin në momentin që flet drejtësia", shkruan Pampuri.

pampuri berisha deputeti

Lini një Përgjigje