
Ish deputeti socialist Edmond Leka ka marrë sot rolin drejtues të institucionit të ekzekutimit të veprave penale në Vlorë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e ka prezantuar sot para stafit të paraburgimit Lekën teksa kanë folur edhe për objektivat e institucionit.
Leka ka qenë gjithashtu edhe në krye të shërbimeve publike të Bashkisë Vlorë, por me ndryshimin e kryetarit të Bashkisë, ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve përfshi edhe dorëheqjen e Lekës.
Ndërsa sa i takon paraburgimit të Vlorës, Ëngjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen duke shpjeguar se i ishte ofruar një tjetër pozicion ndaj po largohej.
Lini një Përgjigje