TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2023, 22:17

“Rama t’i kërkojë falje Kurtit”, Alibali: Çfarë nënkuptonte statusi që bëri

Shkruar nga Pamfleti

“Rama t’i kërkojë falje Kurtit”, Alibali:

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar se Edi Rama duhet t’i kërkojë falje Albin Kurtit për anulimin e mbledhjes së qeverive në momentin më të vështirë kur Kosova rrezikonte vendosjen e masave.

Sipas tij, anulimi i mbledhjes nga ana e Ramës ka qenë një shtytje më e madhe nga BE që të vendoste masa për Kosovën.

Mendoj se statusi i Ramës është një përpjekje për t’i kërkuar ndjesë Kurti, por unë mendoj se Rama duhet t’i kërkojë një ndjesë të madhe publike Albin Kurtit për anulimin e mbledhjes së qeverive në momentin më të vështirë kur Kosova përballej me rrezikun e vendosjes së masave. Kam bindjen se anulimi i mbledhjes së qeverive ka qenë një shtytje më e madhe që Bashkimi Evropian të vendoste masat ndaj Kosovës”, tha Alibali në emisionin “Review” në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje