TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2023, 11:41

Paralajmërim për sulm terrorist? Karamuço zbulon mesazhin kërcënues që ka marrë kreu i një bashkie në jug të vendit

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërim për sulm terrorist? Karamuço zbulon
Ervin Karamuço

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë me dije se një mesazh kërcënues për kryerje të akteve terroriste i është dërguar përpara disa ditësh me e-mail kryetarit të një bashkie në jug të vendit.

Karamuço shprehet se nga hetimet kibernetike që u zhvilluan, u konstatua se autorët misterioz ishin loguar në një shtet lindor dhe qëllimi i tyre ishte shkaktimi panikut në organet tona shtetërore.

“Një mesazh kërcënues për kryerje të akteve terroriste, ka mbërritur përpara disa ditësh në e-mailin zyrtar të një kryetari bashkie në jug të vendit. Nga hetimet kibernetike që u zhvilluan, u konstatua se autorët misterioz ishin loguar në një shtet lindor dhe qëllimi i tyre ishte shkaktimi panikut në organet tona shtetërore.”-shkruan Karamuço.

Paralajmërim për sulm terrorist? Karamuço zbulon

ervin karamuço

Lini një Përgjigje