TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2023, 12:09

Masat e SPAK, Murrizi: Sali Berisha ikën kur t'i teket, e çoj unë me skaf nga Divjaka në Barcelonë

Shkruar nga Pamfleti

Masat e SPAK, Murrizi: Sali Berisha ikën kur t'i teket, e çoj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur lidhur me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se sa i takon akuzave ndaj ish-kryeministrit Berisha, SPAK duhet t’i drejtohej Kuvendit.

Sipas tij, masa e marrë ndaj ish-kryeministrit është poshtëruese pasi ai nuk është larguar as në vitin 1997 kur kërcënohej nga plumbat e jo më tani.

“Pa pashaportë ikën sa herë t’i mbushet mendja, në çdo orë të ditës kur t’i teket dhe me çfarë të ketë qejf. Unë e çoj me skaf, nga Divjaka në Barcelonë, ku të ketë qejf. Po kush do e mbrojë Frontexi apo kufiri i Taulantit? Kush do ta mbrojë? Sali Berisha ikën kur t’i teket, por s’është nga ato që ikën. Tre çereku i PD-së iku me brekë e kanatiere në 97’-tën, në mes të natës, në Durrës desh u rrahën se s’kishte vend në traget, ai nuk iku. Ka qenë aty dhe nuk ka ikur dhe për hir të së vërtetës nuk është politikan që e kanë sjellë prej veshi nga emigracioni, si Rama, si Luli, si kë keni qejf ju tjetër”, u shpreh Murrizi.

sali berisha murrizi masa spak

Lini një Përgjigje