TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 17:05

U përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, reagon Gështenja: Qesharake, Rama ka frikë nga përballja

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, reagon Gështenja:

Deputeti i Partisë Demokratik Lefter Gështenja ka reaguar pasi Partia Socialiste kërkoi që ndaj tij dhe ndaj deputetëve të PD, të merrej masë disiplinore pasi bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit. 

Në një reagim në rrjete sociale, Gështenja thotë se kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.

Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Rama ndaj Kosovës, demokrati tha se ‘doli zbuluar se kush ia lëviz fijet’.

“Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.

S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!”, shprehet Geshtenja.

 

rama geshtenja kuvendi perjashtim

Lini një Përgjigje