TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 16:44

Akuzat ndaj Bashës, ironizon gazetari: Nëse dyshohet që në opozitë, po në qeveri?

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Bashës, ironizon gazetari: Nëse dyshohet që në

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar mbi akuzat që Gazmet Bardhi lëshoi dje ndaj Lulzim Bashës. Bardhi e akuzoi se ka porositur dy kate te një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë. Sipas Kikisë, kur ai akuzohet tani në opozitë, imagjino si do jetë situata nëse bëhet kryeministër.

Postimi i plotë

Nëse dyshohesh që në opozitë, po në qeveri?

Nuk është e ndaluar që një politikan të jetë i pasur. As dhe që një i pasur të merret me politikë. Por në çdo rast, duhet që politikani të bëjë transparencë për pasurinë.

Sepse, nëse një sipërmarrës apo një qytetar shkel ligjin, ai duhet të përballet me drejtësinë. Ndërsa, nëse një politikan e bën këtë, ai duhet të përballet edhe me drejtësinë edhe me publikun.

Për këtë arsye, pas akuzave publike, Z.Basha duhet të shpjegojë(japë llogari) jo sepse ka blerë një pasuri, por nëse transaksioni është ligjor dhe paratë janë të pastra.

Sepse ai ka qenë, është dhe, me gjasë, do të jetë kandidat për të drejtuar vendin.

Grupimi politik që është në opozitë duhet të ofrojë besim dhe shpresë për njerëzit(që ende nuk kanë ikur apo nuk kanë marrë vendimin për të ikur nga vendi i tyre). Por nëse ai është i dyshuar për korrupsion që në opozitë, shpresa e atyre qe u themi te mos ikin, nuk ka ku të lidhet.

Lini një Përgjigje