TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 14:27

Sulmi në veri të Kosovës, Abazoviç 'godet' ndërkombëtarët: S’mund të lajnë duart nga kjo punë, ishin paralajmëruar!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në veri të Kosovës, Abazoviç 'godet'
Dritan Abazoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar për mediat sulmin e ndodhur në Banjskë pas takimit të Ministerialit të Ministrave të Jashtëm në Tiranë.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi nga Tirana foli me tone të forta kundrejt reagimit të ndërkombëtarëve për qëndrimin ndaj sulmit të terroristëve serbë  në veri të Kosovës.

Abazoviç tha se politika e ndërkombëtarëve nuk ka qenë shumë efikase në rajon dhe ata nuk duhet të lajnë duart me disa reagime për sulmin sepse ishin paraljmëruar më parë nga Kosova për lëvizjet e serbëve në veri.

"Unë mendoj se hetimi, i cili do të realizohet ka për të treguar të vërteta. Jashtëzakonisht dua të them se është e paparanueshme ajo që ka ndodhur në veri të Kosovës. Mali i Zi përkah qëndrimet e BE dhe NATO, kjo është diçka e papranueshme. Kushdo që ka krijuar atë lloj konlikti, duhet të jetë përgjegjës. Unë pres dhe hetim nga autoritetet e Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarët sepse ata nuk mund të lajnë duart nga kjo punë. Ka pasur paralajmërime se atje gjenden njerëz që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Mali i Zi ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshme në kufijtë që janë njohur. Dakord jemi me çdo aktivitet të KFOR-it dhe të tjerëve që japin kontribut. Dihet se cilat janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Jam i bindur se veprimet e Ramës dhe çdo aktivitet i tij ndërkombëtar që është jashtëzakonisht i madh, shkojnë që të gjendet modaliteti, të gjendet paqe dhe të shkojmë në progres. Nuk i takon politikanëve që do të nisë kritika ndaj Ramës pasi jam mëse i bindur se çdo veprim i tij pa marrë parasysh si intepretohet, shkon vetëm si të kemi një rajon ku ka për të qenë fokusi në bashkëpunim dhe paqe.", tha ai.

 

dritan abazoviç kosova be sulmi nË veri

Lini një Përgjigje