TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 13:47

Ti thotë dikush Saliut se po vijnë zgjedhjet e tjera…

Shkruar nga Pamfleti

Ti thotë dikush Saliut se po vijnë zgjedhjet e tjera…

Edi Rama po bëhet gati për mandatin e katërt, Sali Berisha vazhdon të analizojë zgjedhjet e 14 Majit. Ky ishte revolucioni yt o Sali?!

Po ky është ‘sade’ bashkëpunim me Ramën o Sali! Si dilni Akoma e flisni për zgjedhjet, se dhe gazetarët kanë turp ta bëjnë lajm, se nuk shet më e është i vjetër, aq sa duket sikur po futet kaseta e ritransmetimit. Ja kujtoi bukur një prej gazetarëve, kur i tha se para zhgjedhjeve kur e pyesnin, deklaronte se do i priste duart atij që do vidhte zgjedhjet.

Berisha doli sot me të vetët besnikë dhe konkluduan se fiks ato që kanë denoncuar në librin e zgjedhjeve ishin ato që konstatoi dhe raporti final i OSBE/ODIHR.

E meqë po flisnin për zgjedhjet, gazetarët e pyetën Saliun, po sikur Rama ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën?

Këtu ai nuk mbajti më dhe kërcënoi si përherë me destabilizim të vendit. Sa komike aq edhe tragjike.

rama berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje