Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Tirana ku mori pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit bëri një apel të fortë për Serbinë pas sulmit në 24 shtator në Kosovë ku u vra Afrim Bunjaku.
Diplomatja gjermane i kërkoi Beogradit që të çojë përpara hetimet dhe të sqarojë rrethanat e sulmit.
Kryediplomatja gjermane gjithashtu kërkoi nga dy palët që të shuajnë shkëndija e vjetra, teksa përsëriti thirrjen ndaj Serbisë që të sqarojë rrethanat e sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ndaj trupave të KFOR në maj.
“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër policisë kosovare nga një bandë e armatosur.
Serbia të çojë para proceset hetimore dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave. Situata është aq e tensionuar saqë NATO ka rritur praninë e KFOR-it.
Presim nga autoritetet serbe të sqarojnë rrethanat e 24 shtatorit dhe të ngjarjeve ndaj ushtarëve të KFOR. Situata është e tensionuar saqë NATO ka shtuar prezencën. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë. Nuk ka asnjë alternative tjetër përveç zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Presim më shumë kompromis dhe kurajë nga palët. Nuk duhet të na dekurajojë asgjë, pasi nga çdo krizë mund të lindë diçka e re. Të rinjtë duan të ardhme më të mirë. Jam krenare dhe për arritjet e Procesit të Berlinit për të rinjtë”, tha mes të tjerash ministrja gjermane.
Ministrja Baerbock deklaroi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe dhe se duhet të përshpejtohet ritmi i anëtarësimit.
Baerbock kishte një “shuplakë” edhe për situatën në Bosnjë.
“Dodik është duke futur vendin në një hije të zymtë” tha ajo.
Ministrja e Jashtme në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm, gjithashtu bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit tëe Ballkanit Perëndimor në BE.
“Dëshiroj t’iu falënderoj për mikpritjen që patëm mundësi të përjetonim në tiranë. Kjo është vizita ime e parë si ministre në Shqipëri, me siguri s’ka për të qene e fundit. Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë rajon, është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të BP. Të hënë isha bashkë me kolegë nga KE në Kiev, ku përjetuam se si njerëzit digjen nga çdo qelizë e tyre për europën të njëjtën entuziazëm e ndjej edhe ku vi në Ballkan. Për të rinjtë e këtij rajoni është e qartë se e ardhmja e tyre është në Europë. Nëse Europa nuk vjen drejt atyre, me shumë gjasë ata do e gjejnë një rrugë ose e kanë gjetur. Duhet të përshpejtojmë ritmin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian”, u shpreh ministrja e jashtme gjermane.
Lini një Përgjigje