TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 13:28

Raporti i OSBE/ODIHR për “14 Majin”, Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, do u kthehemi protestave

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i OSBE/ODIHR për “14 Majin”, Berisha: Me Ramën nuk
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën duke e cilësuar si  “atentat të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar”, mosvotimin nga ana e Partisë Socialiste të ndryshimit të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Berisha theksoi se Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament.

"Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.

Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai.

Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit.Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet.", tha Berisha.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se të vërtetat e PD-së në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit janë ceritifikuar nga raporti i OSBE/ODIHR.  

Berisha më tej u shpreh se me Ramën nuk ka zgjedhje, teksa shton se thelbi janë protestat e fuqishme.

"Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë.Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite. Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai. Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet. Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato.", u shpreh Berisha.

sali berisha raporti i osbe/odihr për “14 majin”

Lini një Përgjigje