TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 09:50

Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme, Baerbock: Tensionet në Kosovë vënë në rrezik Procesin e Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme, Baerbock: Tensionet

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj në pritje të nisjes së samitit me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve, Baerbock tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik procesin e Berlinit.

Baerbock, ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Në mënyrë që anëtarësimi në BE të jetë i suksesshëm, të gjithë tani duhet të përveshin mëngët së bashku”, tha politikania pak para nisjes së saj për takimin e planifikuar në Tiranë me kolegët e saj nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“BE duhet të mbajë fjalën e saj për premtimet e bëra dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të nisin reformat e nevojshme”, shtoi Baerbock.

Procesi i Berlinit, i iniciuar nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel në vitin 2014, synon t’i njohë gjashtë vendet me standardet, normat dhe praktikat e BE-së. BE tashmë po negocion pranimin me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Bosnje-Hercegovina konsiderohet vend kandidat, Kosova vend kandidat potencial.

takim tensione ministrja

Lini një Përgjigje