TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 07:16

Bardhi nxjerr dokumentin: Nikolla ka përgjigjen e juristëve të Kuvendit që kreu i grupit të PD jam unë, por vazhdon teatrin

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi nxjerr dokumentin: Nikolla ka përgjigjen e juristëve të
Gazment Bardhi 

Pas sallës së seancës plenare, Gazment Bardhi i ftuar as në studion e ‘Frontline’ nuk u tërhoq nga akuzat se Basha ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Përplasjes në Kuvend që zanafillë kishte kërkesën e Bashës ndaj Nikollës për ta njohur zyrtarisht si kryetar grupi në parlament, Bardhi për herë të parë ka publikuar dokumentin që përmban përgjigjen e drejtorisë juridike të Kuvendit, sipas të cilit konfirmon se ai është kreu i grupit parlamentar të PD.  

"Unë jetoj në apartament 90 metra katrorë. Kam tre muaj që duroj shpifjet e Lulzim Bashës. Nëse dikush vendos të shqyejë gojën me baltë ndaj meje do përballet. Basha erdhi në Kuvend të bëjë betejë me mua. Do marrë përgjigje' tha Bardhi në studion e ‘Frontline’

Jashtë Kuvendit, Basha i mohoi akuzat duke sfiduar Gazment Bardhin, që ta çojë në gjykatë.

Prej javësh dilema se kë do të njohë përfundimisht Kuvendi në krye të grupit parlamentar të PD, ka pushtuar seancat plenare, duke zhvendosur debatin nga shqetësimet e qytetarëve në shqetësimet e brendshme të luftës për karrige në PD.

 

gazment bardhi  basha kuvendi

Lini një Përgjigje