
Juristi Kreshnik Spahiu tha se akuzat dhe kundërakuzat për kulla brenda opozitës po e bëjnë atë banale në sy të publikut.
Spahiu u shpreh se si Basha ashtu edhe Berisha kanë vite në politikë ku kanë mbajtur postet më të larta politike dhe askush nuk e beson se ata u bënë të korruptuar vetëm muajt e fundit kur i prishën marrëdhëniet mes tyre.
“Ne jetojmë në epokën e SPAK. Çdo denoncim nis nga çështja penale. E dini se qindra zyrtarë janë në hetim për një garazh apo parking. Nëse do funksiononte ligji i vetingut siç funksinon për drejtësinë, të gjithë udhëheqësit do ishin në burg she me pasuri të sekuestruar.
Basha ka hyr në politikë në vitin 2005. Ka qenë 3 herë ministër, 4 herë deputet, një herë kryetar bashkie dhe 3 herë kryetar partie. Nëse ka bashkëpunëtorë të tij që besojnë se ai është korruptuar para dy muajsh nuk i merr njeri seriozisht. Dhe anasjelltas, përfshirë akuza për kullën e Berishës. Ai ka qenë dy herë kryeministër, një herë president dhe 13 herë deputet dhe ka 1 mijë akuza. Nëse Basha e mësoi para dy muajsh është e pabesueshme. Këtu bie kredibiliteti. As është banalizuar sa nuk do më vijë çudi që në oborrin e SHQUP të ndërtohen 3 kulla dhe secili ta marrë një kullë”, tha ai në emisionin "Now" në "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje