TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 22:10

Bardhi kërcënon Bashën: Kam video kur hyn në garazhin e një oligarku dhe i kërkon falje

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi kërcënon Bashën: Kam video kur hyn në garazhin e

Gazment Bardhi ka thelluar akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha pas deklaratës në Kuvend ku tha se ka marrë disa kate në një kullë të Tiranës.

I ftuar në emisionin "Frontline", Bardhi tha se ka video kur Basha futet në garazhin e një oligarku. Ai tha se pas denoncimit, Basha ka shkuar i ka kërkuar falje dhe i ka thënë që denoncimi është lojë politike.

“Unë nuk kam lidhur aleancë me askënd. Me Edi Ramën s’do jem. Unë jam në aleancë me gjërat që unë besoj me qytetarët e Republikës. Jam në aleancë vetëm me veten tim. Ti po më thua mua aleancën e kullave ia thashë edhe Bashës... Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Kur i hyn betejave me mua dua të them se jam i lirë, nëse dikush shqyen gojën me baltë ndaj meje do të përballet. S’e kam betejë me të, unë shkova të bëj betejë me Ramën. Vjen Lulzim Basha dhe bën betejë me mua. Kam video kur Lulzim Basha hyn në garazhin e një oligarku”, shtoi ai.

Më tej, Bardhi i kërkon Bashës të bëjë transparent transaksionet e blerjes së dy kateve në kullë.

“1 muaj pasi humbëm zgjedhjet futi dy kate kullë në xhep dhe vjen e më thotë aleanca e kullave. Të bëjë transparente transaksionet”, tha Bardhi.

bardhi kercenim basha

Lini një Përgjigje