TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 12:47

Ministri serb Ivica Daçiç kashillëk në mes të Tiranës, injoron Ministerialin dhe del jashtë për kafe e cigare

Shkruar nga Pamfleti
Ministri serb Ivica Daçiç kashillëk në mes të
Minsitrat e Jashtëm në takimin e Tiranës pas Dadiç

Ditën e sotme në Tiranë është mbledhur Ministeriali i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim ky që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit të hënën e 16 Tetorit.

24 delegacione nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të BE-së janë pjesë e këtij ministeriali që drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Pas hapjes së ministerialit nga ministri Hasani në tryzën e përbashkët, liderët bënë foton familjare.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa në këtë foto e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, përpara fotografisë familjare.

Daçiç bojkotoi foton familjare pasi ka patur debat mes tij dhe ministres së Jashtme gjermane në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe sulmit nga grupi paramilitar serb.

Arsye tjetër mendohet të ketë qenë edhe prania e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në foton familjare.

Më vonë Dadiç u fotografua nga media duke pirë cigare jashtë takimit.

Ministrja gjermane ka vijuar takimin me ministrin serb edhe pas fotos familjare.

Punimet e ministerialit do të vijojnë me dyer të mbyllura dhe pas mesditës do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp.

ivica daçiç njoron ministerialin e tiranës

Lini një Përgjigje