Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar lidhur me bojkotin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç për të dalë në foton familjare për shkak se në mes të flamujve të shteteve pjesëmarrëse ishte dhe flamuri i Kosovës.
"Nuk do të doja të flisja për qëndrimet e kolegëve. Ata komentojnë vetë çfarë bëjnë. Unë respektoj protokollin e formatit të procesit të Berlinit. I ftova që të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin e foton e familjes ta bënim pranë flamurëve tanë respektivë" tha Hasani në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme gjermane dhe komisionerin e BE-së.
Pas hapjes së ministerialit nga ministri Hasani në tryzën e përbashkët, liderët bënë foton familjare.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa në këtë foto e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, përpara fotografisë familjare.
Daçiç bojkotoi foton familjare pasi ka patur debat mes tij dhe ministres së Jashtme gjermane në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe sulmit nga grupi paramilitar serb.
Lini një Përgjigje