TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 16:52

Nga Bardhi, te Vokshi e Gështenja, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Nga Bardhi, te Vokshi e Gështenja, përjashtohen 10 ditë nga
Kaosi dje në Kuvend

Deputetët e opozitës që bllokuan dje seancën parlamentare janë përjashtuar me 10 ditë. Në përfundim të seancës disa deputetë u futën te vendi ku qëndrojnë ministrat dhe kjo bëri që seanca të mbyllet pa votim.

Për këtë arsye sot u mblodh Komisioni i Etikës dhe vendosi që të përjashtohen me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët: Zheni Gjergji; Asllan Dogjani; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hoti; Albana Vokshi; Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja. Kjo masë do të bëjë që deputetët të humbasin diskutimet që do të bëhen javës që vjen për Kosovën.

"Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, u mblodh ditën e sotme Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Sekretariati shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për marrjen e masës disiplinore ndaj tetë deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me situatën e krijuar pas mbylljes së diskutimeve në seancën plenare të datës 05.10.2023. Deputetët e opozitës me sjelljet e tyre thyen Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare. Sekretariati mori masë disiplinore: “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare për 10 ditë”, për deputetët znj. Elda Hoti, znj. Albana Vokshi, z. Bledion Nallbati, znj. Zheni Gjergji, z. Lefter Gështenja, z. Asllan Dogjani, z. Luan Baçi dhe z. Gazment Bardhi", njoftoi Kuvendi.


Seanca parlamentare e ditës së djeshme u mbyll ashtu siç nisi, mes tensionesh. Në mëngjes ishin protagonistë Basha, Bardhi dhe Berisha ata që shkaktuan tension, teksa në mbrëmje ishte vetme Gazment Bardhi. 

Kryetari i Grupit të PD-së, bllokoi fillimisht foltoren e Kuvendit duke shkaktuar kaos. Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi refuzoi të shqyrtonte kërkesën për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Për këtë arsye Bardhi akuzoi Bashën dhe Bledi Çuçin se po bëjnë teatër në Kuvend.

Do të ishte në nder të Kuvendit për secilin deputet që në 2 vite ne ti kishim reflektuar të gjitha shqetësimet e OSBE-së. Fakti që rrëzoi zgjedhjet e 14 majit tregoi shumë, por për ju ekspertët nuk kanë vlerë. Për ju kanë përmirësimi i reformave kriminale që të vidhni zgjedhjet dhe Shqipërinë. Prej 3 javësh kemi dorëzuar në Kuvend, një kërkesë ligjore për të bërë funksional për të bërë një komision për reformën zgjedhore. Po çfarë bëni ju? Pasi e bllokoni për 3 javë, bëni teatër në mëngjes që gjoja jeni në konflikt një koleg i yni, që të vini tani në darkë të na thoni ne që përfaqësuesit e opozitës nuk i caktojmë ne, por këta këtej. Duan të përcaktojnë edhe 9 anëtarët që do përfaqësojnë opozitën. Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore dhe do që të lihet në harrese, gjë që është lënë edhe nga opozita. Dhe vini këtu dhe bëni teatër", tha Bardhi.

Më pas atij ju bllokua fjala nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj. Bardhi nuk u largua nga foltorja dhe seanca u ndërpre, duke pritur të niste votimi. Por kjo shkaktoi tensione, pasi Bardhi dhe disa anëtarë të PD shkuan te vendi ku qëndrojnë ministrat dhe i kërkonin llogari Nikollës, e cila erdhi më pas në seancë. Por deputetët e mazhorancës u larguan duke mos votuar asnjë ligj. Kjo bëri që seanca të mbyllet pa kryer votimin. "Votimi i ligjeve shtyhet për në seancën e radhës", tha Nikolla, e cila u largua më pas. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje