
Ditën e sotme kreu i PD Sali Berisha u paraqit në SPAK si i pandehur për ‘aferën’ Partizani. Teksa foli para mediave, Berisha u shpreh se ishte një akuzë politike dhe pa fakte.
Lidhur me deklaratat e Berishës ka ardhur reagimi i parë nga PS, konkretisht nga deputeti Petro Koçi. Deputeti socialist tha se Berisha duhet të bëhet burrë dhe mos u arratiset përgjegjësive, me retorikë politikë.
“Berisha përfundon si i akuzuar për korrupsion. Për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vockël. Publiku do mirëpriste hetimin serioz e të plotë për çështje më të rënda ku bën pjesë edhe vrasja shtetërore ne bulevard e 4 protestuesve të opozitës socialiste. Gjithsesi ditën e sotme mund ta deklarojmë si ditën kur në këtë Republikën me SPAK flet drejtësia dhe shteti ligjor. Është dite që dëshmon se pandëshkueshmëria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmonë.
Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partisë Demokratike po paguan bëmat për të cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makuterua e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit të tij për t’u pasuruar. Berisha u “zgjodh” në krye të PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK për procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet. Shteti ligjor po fiton terren dita ditës mbi kampionet e korrupsionit. E ftoj Berishën të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike”, u shpreh Petro Koçi.
Lini një Përgjigje