TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 12:49

SPAK merr të pandehur Sali Berishën: Horrat më thanë se më ka korruptuar dhëndri!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK merr të pandehur Sali Berishën: Horrat më thanë se
Sali Berisha del ambientet e SPAK

SPAK i ka komunikuar ditën e sotme ish kryeministrit Sali Berisha akuzën e korrupsinot pasiv të kryer në bashkëpunim.

Pas këmbënguljes së gazetarëve, Berisha pranoi se është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

“Sot jam i pandehur... Më thanë më ka korruptuar dhëndri im!”, tha Berisha pas daljes nga ambientet e SPAK.

“Dy gjëra: deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të “SKAPI”-it, ku gjendej ora 400 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojna nga gjykatësi në gjykatës duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”., deklaroi Berisha për mediat.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

Paralelisht SPAK po heton edhe pasurinë e Sali Berishës e familjes së tij, e pritet të shihet nëse ky hetim do të vijojë i veçantë, apo dosja “Partizani” do të ndahet me fraksione.

Për këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim edhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili aktualisht është në masën detyrim paraqitje. Ai është hetuar për veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se kur do i komunikohet akuza.

Ish kryeministri akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha./ Pamfleti

 

Lini një Përgjigje