TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 12:00

Berisha në SPAK, Luan Baçi: Burgosje politike, jemi këtu kundër padrejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Luan Baçi: Burgosje politike, jemi këtu

Deputeti i PD Luan Baçi, në një prononcim për mediat tha se Sali Berisha është burgosur politikisht.

Baçi shtoi se protestuesit e opozitës janë aty kundër burgosjes politike.

"Të gjithë kanë ardhur vetë dhe nuk është bërë asnjë njoftim për këtë protestë. Ne kemi 9 muaj që protestojmë për lirimin e liderit të opozitës.

Kjo është burgosje politike. Protesta është kundër padrejtësisë, në mbështetje të fjalës së lirë”, tha Baçi.

 

Lini një Përgjigje