TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 10:48

Blindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë presin ardhjen e Berishës; militantët e PD përgatiten për protestë (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti
Blindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë presin ardhjen e
Sali Berisha

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Kreu i Partisë Demokratike pritet të paraqitet në SPAK në orën 12:00 të së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.

Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste për atë që Sali Berisha e ka quajtur shpesh herë si “arrestim politik”.

Dhe në kuadër të këtij njoftimi, në SPAK ka nisur mbërritja e trupave speciale të cilët duket se do të jenë në gadishmëri për çdo të papritur që mund të ndodhë në tubimin e demokratëve teksa do presin vendimin e SPAK-ut.

Pranë ambienteve të SPAK-ut duken qartë pamjet ku furgonët e forcave speciale mbërrijnë në SPAK.

Blindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë presin ardhjen eBlindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë presin ardhjen e

Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi demokratët për të protestuar përballë SPAK-ut.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë ne ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr .Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Te mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narko drejtësisë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

 

blindohet spak-u berisha

Lini një Përgjigje