TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 10:04

Çështja "Gërdeci", Fatmir Mediu mbërrin në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Çështja "Gërdeci", Fatmir Mediu mbërrin në
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës të çështjes “Gërdeci”.

Në seancën e sotme pritet të dëgjohen përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit ekonomiko-financiar mbi pyetjet e bëra me shkrim nga palët.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin. 
Kujtojmë se SPAK regjistroi procedimin penal për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke e marrë atë të pandehur për ngjarjen e vitit 2008 të ndodhur në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, të parashikuara nga Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak.

fatmir mediu

Lini një Përgjigje