TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2024, 22:02

Berisha në SPAK, Boçi: PD e sulmuar në shumë rrafshe, Dumani partner i Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Boçi: PD e sulmuar në shumë rrafshe,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, njëherësh dhe drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, ka folur për thirrjen e liderit të opozitës Sali Berisha në SPAK ditën e nesërme, e mërkurë 11 shtator.

Boçi tha se mënyra e ngritjes së akuzave, ngjason me metodat e përdorura 50 vite më parë. Ai u shpreh se SPAK është partnere e PS, teksa shtoi se PD është sulmuar në shumë rrafshe.

“Unë shoh me shqetësim që sjellja politike e SPAK-ut në këtë sezon të ri politik nuk ka ndryshuar, madje ecën sipas frekuencës së sezonit politik dhe këtu ka meritën e sjelljes politike maksimale.

SPAK-u që është shpërshfaqur si një organizatë partnere e PS në mënyrën se si ka vepruar dhe operuar gjatë kësaj kohe.

Ne kemi vite të vështira që kalojmë për shkak të sulmeve politike që i bëhen Partisë Demokratike në shumë rrafshe”, tha Boçi.

Lini një Përgjigje